Vrasja me 17 plumba që ‘dridhi’ Gjilanin, Gjykata merr këtë vendim për këta dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vrasja me 17 plumba që ‘dridhi’ Gjilanin, Gjykata merr këtë vendim për këta dy persona

    Insajderi
    01 April 2022 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 12 shtator të vitit të kaluar, një vrasje e rëndë e kishte tronditur qytetin e Gjilanit, ku afër parkut të qytetit u vra me 17 plumba taksisti 50-vjeçar, Bakush Veseli derisa ishte në një kafiteri duke pirë kafe.

    Për kryerjen e kësaj vepre të rëndë, në pranga të Policisë, kishin përfunduar gjithsej katër persona siç janë Gëzim Bajrami, Irfan Veseli, Faton Osmani dhe Lirim Jakupi, si të dyshuar kryesorë për këtë ekzekutim të rëndë, shkruan Gazeta Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Në lidhje me këtë Gjykata Themelore e Gjilanit, gjatë ditës së sotme ka marrë vendim përmes së cilit i ka liruar nga masa e paraburimit Gëzim Bajramin dhe Irfan Veseli, me arsyejen se hetimet për këta dy të dyshuar, kanë pushuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Ndërkaq, në lidhje me këtë vrasje të rëndë masa e paraburgimit është duke i vazhduar Lirim Jakupit, Afrim Ismajloviq dhe Astrit Gashi i cili dyshohet për “deklarim të rremë”

    Lirim Jakupi, i dyshuari njëri nga të dyshuarit

    Në një prononcim për Insajderi, avokati i Gëzim Bajramit, Hamdi Jashari, ka deklaruar se Astrit Gashi, gjendet në paraburgim për shkak se kishte dhënë deklaratë të rreme duke thënë se “Lirim Jakupi ka qenë në Prishtinë në momentin e vrasjes së Bakush Veselit”

    LEXO EDHE:

    Gazeta Insajderi, sjellë vendimin e plotë të Prokurorisë, përmes së cilit i ka liruar nga masa e paraburgimit Gëzim Bajramin dhe Irfan Veseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark