
Është mbajtur sot mbledhja e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) me përplasje fjalësh mes Kryetarit të Degës së Prishtinës, Nasuf Hasanit dhe kryesuesit të Kryesisë së Punës Bardh Maksutit, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë mbledhje pati përplajse verbale mes këtyre dyve të cilat përfunduan dule lëshuar sallën.
Kryetari i Degës së Prishtinës të OAK-ut, Nasuf Hasani e ka lëshuar sallën kur është ftuar kryetari i OAK-ut, Behar Ejupi, për të raportuar për punën gjatë vitit 2021.
Për t’i komentuar këto zhvillime në OAK, avokati Skender Musa ka kërkuar që të mbyllet kjo mbledhje pasi nuk ka korum të mjaftushëm për vazhdimin e mbledhjes.
Ai në këtë foltore ka dhënë disa vërejtej për Odën e Avokatëve. Ai ka kërkuar që të mos iu nënshtrohen presionit të këshillit gjyqësor të Kosovës por të kenë një rrol opozitar ndaj këtyre institucioneve.
“Oda e Avokatëve nuk është me kriju partneritet dhe me ju nenshtru Këshuillit Gjyqësor të Kosovës, Oda e Avokatëve është si nje lloj opozite ndja këtyre institucioneve Nuk guxon që në emër të avokatëve t’i nënshtroheni një presioni dhe të anuloni vendimin sepse nuk behet fjal për një avokat por për të gjithë avokatët”, tha Musa.
Më pas ai ka komentuar zhvillimet brenda mbledhjes për të cilat ka thënë që është shqetësuëes fakti që po vazhdon takimi pa korum.
“Pika tejetër që po më shqëtëson është vazhdimi i mbledhjes pa korum. Ju duhet ta mbyllni këtë mbledhje. Fakti që pjesa më e madhe e delegatëve kanë lëshuar sallën. Ju keni nevojë me refketu. Ky kuvend dueht të ndërpritet tani se s’ka korum”, tha avokat Musa.
Gjatë kësaj mbledhje si pika të rendit të ditës ishte të diskutohet për Aktivitetet e OAK gjatë vitit 2021, shqyrtimin e propozim buxhetit të OAK për vitin 2022, raportin e Këshillit mbikëqyrës të OAK-së dhe raportin e auditmit financiar për vitin 2021, si dhe çështje tjera.
Gazeta Insajderi kishte raportuar dje se disa nga avokatët janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësin aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që mund të çojë në tensione.
/Gazeta Insajderi/