Insajderi
Insajderi

“Kjo punë ka marrë fund”, përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve

Insajderi
14 May 2022 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kjo punë ka marrë fund”, përplasje në kuvendin e Odës së Avokatëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot po mbahet mbledhja e rregullt e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje, se disa nga avokatët janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësin aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që tashmë ka ngritur tensione.

Kryetari i Degës Regjionale në Prishtinë, Nasuf Hasani është ngritur në këmbë gjatë mbledhjes dhe ka kundërshtuar padrejtësitë që po bëhen në OAK.

Ai ju ka bëjë thirrje avokatëve që të mos e votojnë draft buxhetin për vitin 2022, raportin e punës një vjeçare të OAK-së, si dhe të mos e votojnë draft buxhetin e prezantuar për vitin 2022.

Këtë thirrje Hasani thotë se e bëri për arsyeje se në draft buxhetin është planifikuar të rritet anëtarësia nga 250 në 300 euro, prandaj duke qenë se aktualisht në xhirollogarinë e OAK-së ka mjete mbi 270 mijë euro, pa asnjë arsyeje të vetme është bërë ky propozim.

Sipas tij, OAK ka mjete të mjaftueshme për të funksionuar pa asnjë pengesë, prandaj nuk asnjë arsyeje të vetme të ngritet anëtarësia nga 250 Euro në 300 Euro./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark