Tifozeria e Llapit e cila ka numër të madh, deri më tani kanë siguruar 532 bileta në sektorin e Jugut, sipas të dhënave nga FFK.
Mundësia për blerjen e biletave u hap sot gjatë mesditës, përmes sistemit online nga FFK, shkruan Gazeta Olle.
Për herë të dytë radhazi, Llapi është në finalen e Kupës së Kosovës, dhe “Legjendat” do të jenë pas skuadrës së tyre të zemres, duke dhuruar atmosferë elektrizuese.
Tifozët llapjanë gjatë gjithë sezonit ishin pas klubit të tyre të zemrës, si në ndeshjet në shtëpi, poashtu edhe në udhëtim.
Drita dhe Llapi nesër nga ora 20:00 zhvillojnë finalen e madhe të Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.