×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak: Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit dhe Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

    Insajderi
    04 May 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe pranimin e draft-statutit evropian.

    Serbisë, shton ai, i takon që t’i përmbushë obligimet e saj paralelisht, duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve – që është paraparë në planin e sekuencës së hapave të zbatimit.

    “Të dyja palët dhe konstruktiviteti i tyre do të matet vetëm në bazë të progresit në zbatim – jo në bazë të veprimeve apo deklaratave publike të palës tjetër. Topi është në fushën e Serbisë dhe Kosovës dhe ne presim që ata të fillojnë të përmbushin marrëveshjen”, tha Lajçak në një intervistë për Nova-n.

    Tani, shtoi ai, diskutimi ka të bëjë me atë se si të zbutet ndikimi i rregullimit të pagesave me para në dorë në jetën e përditshme të njerëzve, gjë që largon përparimin në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

    “Pozicioni i BE-së vazhdon të jetë se duhet të arrijmë një zgjidhje të përkohshme pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që fokusi të kthehet në normalizimin e marrëdhënieve dhe të gjendet një zgjidhje e përhershme paralelisht me zbatimin e dispozitave përkatëse të Marrëveshjes. Në rrugën drejt normalizimit, në muajt e ardhshëm, ne shpresojmë që palët të përqendrohen në progresin në zbatimin e vetë Marrëveshjes”, shtoi Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark