Me fitoren e sontme kundër skuadrës së Liverpoolit, skuadra e Real Madridit ka arritur ta marrë trofeun e 14’të të Ligës së Kampioneve, shkruan Insajderi.
Kreyqyteti i Francës, Paris, ishte sonte nikoqir i finales së madhe midis Real Madridit dhe Liverpoolit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 59-të të takimit, me realizator Vinicius Junior.
Kujtojmë se kjo finale ishte paraparë të startonte me fillim nga ora 21:00, por për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët, finalja u shty për 37 minuta.
Real Madrid është skuadra më e suksesshme në këtë garë me tashmë 14 trofe, ndërsa gjashtë trofe kanë The Reds.
/Insajderi.org