Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i është dashur një vit që ta pranoj se presidentja Osmani s’është e të gjithëve.
Ditë më parë Abdixhiku tha se komunikimin me Osmanin e ka veç institucional, ndërsa Veliu i reagoi duke thënë se “derisa e bëri presidetne kishte komunikime të përditshme”.
“Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme”, tha Veliu.
Ai akuzoi presidenten Osmanin, se nuk ka ndryshuar dhe se ka qenë e shkëlqyer si politikane përçarëse deri në përpjekjen për shkatërrimin, sipas tij, të partisë që e rriti.
“Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…””, shkruan Veliu.