Golden State Warriors është shpallur kampione e NBA për të shtatën herë, pasi mundi në ndeshjen e gjashtë Boston Celtics dhe i dha fund serisë së finaleve me rezultatin 4-2.
Luftëtarët triumfuan në orët e para të ditës së sotme 103-90 dhe e nisën ndeshjen me vrull. Periodën e parë ata e morën me rezultatin 27-22, ndërkohë që në periodën tjetër ishin edhe më lart.
Warriors shënuan 10 pikë më shumë dhe diferenca shkoi 15. Boston Celtics reaguan dhe e ngushtuan në 10 pikë distancën, por vetëm kaq, pasi Stephen Curry me shokë nuk lejuan asnjë surprizë dhe fituan titullin kampion.