
Ministria e Kulturës përmes një komunikate ka bërë të ditur se Teatri Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet një renovimi të plotë.
Sipas kësaj komunikate ky renovim do bëhet pasi është vlerësuar se ka një degradim dhe rrezikshmëri për punonjësit dhe ata që e frekuentojnë teatrin.
“Si rrjedhojë, analiza e gjendjes e kryer nga ekspertë të MKRS dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” konkludon shkallë të lartë të degradimit të ndërtesës e hapësirave brenda saj, madje, me nivel të theksuar të rrezikshmërisë për punonjësit apo njerëzit që e frekuentojnë këtë institucion të rëndësishëm të artit e kulturës.”, thuhet në komunikatë.
E ky renovim do bëhet në bashkëpunimin me Fakultetin e Arkitekturës Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për ofrimin e ekspertizës profesionale për QRTK në Prishtinë në procesin e hartimit të projektit të konservimit/restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.