Insajderi
Lajme

Kaq dënohesh me burg ose gjobë nëse shfaqë simbolin e nazizmit në Australi, por në Kosovë e bëri fotografi i Shpejtim Bulliqit dhe nuk u dënua

Insajderi
22 June 2022 - 08:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kaq dënohesh me burg ose gjobë nëse shfaqë simbolin e nazizmit në Australi, por në Kosovë e bëri fotografi i Shpejtim Bulliqit dhe nuk u dënua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Victoria është bërë shteti i parë i Australisë që ndalon në mënyrë specifike shfaqjen e svastikës naziste.

Sipas një ligji të ri, njerëzit që ekspozojnë qëllimisht simbolin përballen me një vit burg ose një gjobë prej 22,000 dollarë Australianë (12,300 £; 15,000 dollarë), raporton BBC.

Ndërsa në Kosovë, Gazeta Insajderi kishte raportuar se si fotografi i kryetarit të Podujevës Shpejtim Bulliqi kushte bërë shenjen në një ndjeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Lexo: Fotografi anti-semitist i Shpejtim Bulliqit bën gjestin skandaloz në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Kryeministri i Viktorias, Dan Andreës, tha se “askush nuk ka të drejtë të përhapë racizëm, urrejtje ose antisemitizëm”.
Ashtu si shumë vende në mbarë botën, Australia ka parë një rritje të mprehtë të incidenteve antisemitike kohët e fundit.

Victoria tashmë ka ligje kundër gjuhës së urrejtjes – por ato janë kritikuar për “boshllëqe”.

Një shtytje për reforma u intensifikua në vitin 2020 kur një çift ngriti një flamur svastika mbi shtëpinë e tyre, duke zemëruar komunitetin lokal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark