Ardi Pajaziti, 24 vjeçar nga Peja është gjetur i vdekur në banesën e tij mëngjesin e sotëm. Zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Fadil Gashi e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit.
Ndonëse në media po raportohet si vetëvrasje, por ai nuk e konfirmoi një gjë të till. Sipas tj rasti është duke u hetuar si “Vdekje”.
Trupi i pajetë i Ardi Pajaziti është gjetur në banesën e tij nga babai i tij i cili pastaj ka lajmëruar emergjencen dhe policinë.
Në media po raportohet se ai ka kryer vetëverasje në tarasen e banesës së tij, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Trupi i të ndjerit është marrë nga organet kompetente për obduksion.
Gazeta Insajderi mëson se viktima është Ardi Pajaziti, 24 vjear nga qyteti i Pejës./Gazeta Insajderi/