Insajderi
Insajderi

Ky është 24 vjeçari i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Pejë, policia jep detajet

Insajderi
22 June 2022 - 10:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është 24 vjeçari i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Pejë, policia jep detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij mengjesin e sotëm në Pejë. Zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Fadil Gashi e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se rasti ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit.

Ndonëse në media po raportohet si vetëvrasje, ai nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Sipas tij, rasti është duke u hetuar si “Rast i vdekjes”.

Trupi i të ndjerit është marrë nga organet kompetente për obduksion pasi ai u gjet pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij.

Gazeta Insajderi mëson se viktima është Ardi Pajaziti, 24 vjeçar nga qyteti i Pejës./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark