Ekskluzive| Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive| Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar

    Insajderi
    03 July 2022 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun ( vëllai i Nuredin Lushtakut) janë në kërkim pas sherrit të mbrëmshëm me Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

    Dyshja, dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar. Burime të Gazetës Insajderi rrëfejnë se ata aktualisht ndodhën në Shëngjin.

    Ata janë në shoqërinë e njëri tjetrit në këtë vend, thotë ky burim.

    E krejt sherri nisi kur dy policë i shqiptuan gjobë trafiku djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, e cila atyre u kushtoi me sulm.

    Dy zyrtarët policorë mbetën të plagosur, njëri si pasojë e armës së zjarrit që ende nuk është konfirmuar se nga kush u shkrep, e tjetri për shkak të mjeteve të forta.

    Për sulmin ndaj Policisë u arrestua Nuredin Lushtaku por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

    Arbri bashkë me xhaxhain e tij, Arifin gjenden akoma në arrati, ndërkohë që Nuredin Lushtaku me vëllain tjetër janë liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark