×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është djali i Nuredin Lushtakut që po kërkohet nga policia

    Insajderi
    03 July 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy zyrtarë policor u plagosën mbrëmë në Skenderaj. Dyshohet se në këtë rast është i përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy djemtë e tij dhe vëllëzrit e tij, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot se kanë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë në kërkim.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se ende në arrati është djali i Lushtakut, Arbër Lushtaku.

    Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

    Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Gazeta Insajderi do të ju mbajë të informuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark