×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Venat e zgjeruara “djegin” kur është vapë dhe ja si të shmangni përkeqësimin

    Insajderi
    11 July 2022 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si të parandaloni problemet e venave të zgjeruara?

    Personat që kanë probleme me venat e zgjeruara nuk e presin me padurim ardhjen e motit të ngrohtë dhe temperaturat e larta.

    Nxehtësia zgjeron enët e gjakut dhe intensifikon probleme të tilla si dhimbje, kruajtje, ndjesi djegieje, therje dhe rëndim në këmbë…

    Me fjalë të tjera, atyre që kanë sëmundje venoze në mënyrë të pashmangshme u përkeqësohet gjendja, mund të shfaqen inflamacion, ekzemë venoze ose njolla të kuqe në këmbël.

    Këto janë probleme që përkeqësohen ndjeshëm në periudhën e verës dhe shpesh pacientët thonë se kur vjen vera është më e keqja për ta.

    Si të shmangni përkeqësimin?

    Mjekët kanë zbuluar se si të shmangni përkeqësimin e venave të zgjeruara në vapë. Në këtë gjendje, është e nevojshme të “veproni” në disa drejtime njëherësh, para së gjithash, duhet të ndryshoni ushqimin dhe të pini më shumë lëngje.

    Temperatura e lartë kontribuon në zgjerimin edhe më të madh të venave, dhe gjaku rrjedh shumë më ngadalë, gjë që mund të çojë në shfaqjen e mpiksjes së gjakut.

    Gjithashtu rekomandohet që të lëvizni më shumë, të jeni më aktiv fizikisht dhe ekspertët rekomandojnë not, çiklizëm dhe ecje në natyrë.

    Është gjithashtu e rëndësishme të pini më shumë lëngje, të mos qëndroni shumë në diell, si dhe të bëni dush (sidomos këmbët) me ujë të nxehtë dhe të ftohtë të alternuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark