×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë, një sulm hibrid nga Serbia i pritshëm

    Insajderi
    29 April 2024 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, së fundmi në një intervistë ka thënë se Kosova duhet të jetë gati për luftë.

    Ai ka thënë se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

    “Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.

    Më tutje ai ka vënë dyshime se në këtë sulm ishte e përfshirë edhe Rusia.

    “Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj”, ka thënë ai.

    Bislimi ka deklaruar se Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark