Një person ka therur veten me thikë para objektit të Qeverisë më konkretisht në sheshin “Skënderbeu” sot në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Ai ka thënë se pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar edhe ndihma e shpejtë.
“ Me datë 11.07.2022 rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, ka thënë Hoxha për Insajderin.
Hoxha tha se për rastin është njoftuar ndihma e shpejtë e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes.
“Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund ti adresoheni autoriteteve kompetente shendetsore, perderisa policia është duke kryer hetime relevante lidhur me rastin, dhe per detaje tjera mund të informoheni më vonë.”, ka thënë ai.
Gazeta Insajderi pak më parë raportoi lidhur me rastin duke sjellur foto nga vendi i ngjarjes.

