
Prokuroria Themelore në Ferizaj sot përmes një komunikate për media ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica.
Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.
Inspektimi siç njoftohet, po bëhet mes Prokurorisë me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.
Lexo edhe: