Dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë kanë pësuar lëndime, të cilët pastaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Dy viktimat meshkuj kosovar u lënduan gjatë ndjekjes së një dyshuari, i cili gjendet ende në arrati.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari poashtu kishte kanosur zyrtarët policorë.
KANOSJE
· Fushë Kosovë 20.08.2022 – 06:23. Dy viktimat meshkuj kosovar (zyrtarë policor) kanë kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishin lënduar gjatë ndjekjes së një të dyshuari. Sipas zyrtarëve policor, i dyshuari i kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari gjendet në arrati.