×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gafa e kryetarit të Vushtrrisë: Po festojmë masakrën

    Insajderi
    04 May 2024 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

    Por, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, në ceremoninë përkujtimore, teksa po fliste për ketë masakër, ka bërë një gafë.

    Idrizi përderisa mbajti fjalimin iu drejtua masës “po festojmë” teksa shpejt e përmirësoi vetën duke thënë “përkujtojmë”.

    “Sot po festojmë, po e përkujtojmë masakrën”, tha ai.

    @shkelzen.xhaferi A eshte normale kjo me than pe festojm masakren?!#LDK #viral #viralvideo #fyp #shkelzenxhaferi #vushtrri #vushtrria #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip #forcavushtrri #komunavushtrri #masakraestudimes ♬ Very Sad – Enchan

    Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serb 116 persona civil që ishin në kolonë për t`u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

    Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin depërtuar për në Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark