Insajderi
Insajderi

Konfirmohet takimi Osmani-Escobar, në orën kaq pritet të fillojë

Insajderi
23 August 2022 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfirmohet takimi Osmani-Escobar, në orën kaq pritet të fillojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të takohet sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kështu kanë konfirmuar nga zyra e presidencës. Takimi do të mbahet nga ora 16:30.

“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

Ndërkohë, Escobar nuk pritet të takohet sot me Kurtin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Gazetën Insjderi ka treguar arsyen e mostakimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Përfaqësuesin e Diplomacisë amerikane, Escobar.

Kryeziu bëri të ditur se sot nuk do të ketë takim të Escobar me Kurtin pasi nuk është në agjendë të ndodh një takim i tillë.

“Kryeministri Kurti nuk do të takohet me Escobar sepse nuk ka qenë në agjendë për sot” – tha Përparim Kryeziu për Insajderin.

Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.

Ndryshe, vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq, në Bruksel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark