×
  • Lajme
  • Insajderi

    E konfirmon Qeveria/ Sot nuk do të ketë takim Kurti-Escobar

    Insajderi
    23 August 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Gazetën Insjderi ka treguar arsyen e mostakimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Përfaqësuesin e Diplomacisë amerikane, Escobar.

    Kryeziu bëri të ditur se sot nuk do të ketë takim të Escobar me Kurtin pasi nuk është në agjendë të ndodh një takim i tillë.  

    “Kryeminstir Kurti nuk do të takohet me Escobar sepse nuk ka qenë në agjendë për sot” – tha Përparim Kryeziu për Insajderin.

    Derisa, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë sot në Kosovë, ku pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.

    Ndryshe, vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq, në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark