Sipas Skënder Hysenit - ky është gabimi më i madh që Kurti po bën në dialogun me Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sipas Skënder Hysenit – ky është gabimi më i madh që Kurti po bën në dialogun me Serbinë

    Insajderi
    24 August 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja për të pagjeturit nuk ka gjetur dakordim mes palës kosovare e serbe në takimin e mbajtur të enjten e 18 gushtit në Bruksel. Kryeministri Albin Kurti sot tha se marrëveshja për të pagjeturit është e gatshme por që nuk u nënshkrua nga Serbia.

    Çështjen e të pagjeturve e kishte përmendur edhe ish-koordinatori për dialog, Skënder Hyseni.

    Ai në prononcim për Gazetën Insajderi tha se që nga shtatori i 2020-ës ekziston një element që garanton zbardhjen e fatit për të pagjetur.

    Hyseni ka thënë se Kurti t’i kthehet formulës dhe platformës qe e kisha vendosur ai. Të mos bie në grackën e Serbisë për të negociuar për marrëveshje të veçanta. Së pari sipas tij duhet të diskutohen elementet e marrëveshjes së përgjithshme.

    Skënder Hyseni

    “Elementi i dakorduar për të pagjeturit që në shtator 2020, garantonte zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve brenda 11 muajve. Kurti ka humbur gati dy vite duke rinegociuar një element të dakorduar, pa asnjë arsye”, ka thënë Hyesni për Insajderin.

    Ish-koordinatori është shprehur kategori kundër që me Serbinë të dialogohet për çështje të veçanta.

    “Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta, dhe duke rinegociuar elementet e marrëveshjes së përgjithshme të cilët ishin negociuar nga unë. Kjo qasje dialogun e degradon dhe si rrjedhim sjellë forcimin e status-quos, që është interes jetik i Serbisë dhe Rusisë”, u deklarua ai.

    Kurti duhet t’i kthehet formulës dhe platformës qe e kisha vendosur unë, e e cila konsistone në qëndrimin se së pari duhet të diskutohen elementet e marrëveshjes së përgjithshme duke përfshirë njohjen dhe të nënshkruhet ajo“, tha tutje Hyseni.

    Hyseni thotë se vetëm pas nënshkrimit dhe njohjes do të fillonte zbatimi i zotimeve të marra me marrëveshjen e përgjithshme me Serbinë.

    “Marrëveshja e përgjithshme i bënë lehtë të zgjidhshme dhe madje tërësisht të parëndësishme shumë nga marrëveshjet e veçanta. Përderisa Serbia insiston se normalizimi mund të vije gradualisht, përmes zbatimit të marrëveshjeve të veçanta. Ndërsa Kurti duhet të insistojë që së pari duhet të ndodhë normalizimi dhe njohja, e pastaj zbatimi. Pra është formula serbe ‘përmes zbatimit deri te normalizimi’, ndërsa e jona duhet të jetë ‘përmes normalizimit deri te zbatimi“, ka deklaruar ish-koordinatori për dialog me Serbinë.

    “Qeveria Kurti deri tani ka bërë një gabim të madh që ka pranuar të bisedojë e negociojë në Bruksel për tema të veçanta“, theksoi Hyseni.

    Ndërkohë, kryeministri Kurti ka thënë se sa për Kosovën, marrëveshja do të nënshkruhej më 18 gusht në takimin e ndodhur në Bruksel.

    Ai në mbledhjen e qeverisë theksoi se te tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti dakordues. Kurti tha se pa fajin e Kosovës, është pala tjetër që nuk ka interesim.

    Kurti ka theksuar se kjo marrëveshje mund të nënshkruhej të enjten që shkoi.

    “Te tema e personave të zhdukur me dhunë, s’ka pasur gatishmëri nga Serbia që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Pra për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajtje dhe germë të dakorduar, por nuk ekziston nënshkrimi. Pa fajin tonë. Është pala tjetër ajo që s’ka pranuar”, u shpreh ai para gazetarëve përcjell Insajderi.

    Kurti tha se kur flitet për njohje reciproke, reciprociteti është fryma./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark