×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “I ka 30 vjet ministri, na flet kush ka luftu kush jo” – Faraoni G ka ca fjalë për pushtetin e Kurtit

    Insajderi
    24 August 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Demolli i njohur me emrin artistik Faraoni G në intervistë për Insajderin ka folur edhe për klasën politike, më konkretisht për pushtetin aktual. Kritikat nuk munguan.    

    Ai thotë se pritjet i ka pasur të larta për këtë qeveri teksa shtoi se qeveria aktuale po merret me të kaluarën.

    “I ki 30 vjet, je ministër me fol për luftë çka ki me thënë për luftë – e fol ti për ata që kanë luftu ose që s’kanë luftu”, është shprehur ai mes tjerash.

    “Kjo është duke më pengu dhe duke na qu në një minus të madh, unë kam prit që këta kanë me u shkarku prej qesaj se janë gjeneratë e re që ska nevoje me u ngarku me histori, grahi punës”, ka thënë artisti.

    Ndërkohë kritika ka edhe për qeverisjen në Gjilan prej nga edhe vjen ai.

    “Gjilanin ma kanë lënë keq, e këta janë duke ma lënë edhe ma keq se autostradën nuk janë duke e ndreq”, deklaori.

    Sipas tij as qeveria aktuale nuk po dallon nga qeveritë e kaluara.

    “…Por cka po bën tash që je në pushtet se qeshtu kanë thënë edhe tjerët tradhtari, shpihuni”.

    “Me çka po merren tash, po bëjnë kopje të keqe të qeverive të kalume sidomos kur po dojnë me u nxjerr prej temave që spo munden me bë zgjidhje tani po foli për tema të mëdha, përpara për  bashkim, për diasporë, për fe  a na kemi problem elementar qysh me rrit rrogën, a po ja rrit trustin, rrymën me rregullu”, u shpreh ai.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark