Ministri i Financave, në konferencën e sotme për media ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.
Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili tha se në një inflacionin që po ndodhet Kosova ndalesa e pagës për arsimtarët do të ndikonte në mbijetesën e familjarëve të tyre.
“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar ai.
Tutje Abdixhiku ka ftuar Qeverinë për dialog duke theksuar se shpërfillja e kërkesave të qytetarëve nuk do të durojë gjatë.
“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar Abdixhiku në facebook./insajderi.org/