Insajderi
Insajderi

“Këshilli drejtues ka vendos për formën e veshjes, jo për largim” – Deklarata skandaloze e drejtorit të arsimit për mësuesen me shami

Insajderi
02 September 2022 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Këshilli drejtues ka vendos për formën e veshjes, jo për largim” – Deklarata skandaloze e drejtorit të arsimit për mësuesen me shami
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mësueses Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës tashmë i është shqiptuar vendimi për moslejimin e ushtrimit të profesionit të saj si mësuese në shkollën “Flamuri i Arbërit” për shkak të shamisë. Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e drejtoratit të arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani dhe i njëjti tha se mësuesja mund ta vazhdojë mësimin pa mbulesë kurdo.

Insajderi

I kontaktuar nga Insajderi, Bajselmani tha se Këshilli Drejtues ka vendosur për kodin e veshjes e jo për largimin e saj.

“Këshilli i drejtues ka vendos për formën e veshjes, jo për largim se këshilli ska kompetencë me e largu, prej pune apo me marr dikë në pune, është organ qe vendos edhe me rregullore të komunës po edhe duke u bazu në udhëzime të ministrisë së arsimit vendos për formën e veshjes”, ths drejtori për Insajderin.

Ai tha se edhe nxënësit nuk i rrinin në klasë mësueses me shami, dhe se e njëjta mund ta fillojë mësimin kurdo pa shami, sepse ata kanë caktuar diçka të tillë.

“Smujn me e largu për formën e veshjes kan marre vendim kjo na pengon edhe si rrin fmija në klasë, ata e din edhe vet. Kurdo mund ta filloj mësimin pa veshjen”, tha tutje Bajselmani për Insajderin.

I njëjti shtoi se sipas tij, Lezi ka qenë e përkrahur e madje edhe e privilegjuar.

“Kurdo mund ta filloj mësimin pa veshjen, ajo u kan e privilegjume e kemi përkrah në normë, sepse është e vejë, në regjistrimin e orëve gjithkund e kena përkrah po tash e ka zgjedh qat formë, ne i urojmë shëndet”, përfundoi Bajselmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark