×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Situata aspak demokratike dhe denigruese”, shpërthejnë pakënaqësitë në VV, nisin dorëheqjet

    Insajderi
    08 September 2022 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fadil Spahiu, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, ka dhënë dorëheqje nga partia e Albin Kurtit.

    Ai ka ushtruar pozitat si Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

    Nërsa ka njoftuar se ka thënë dorëheqje për shkak të situatës aspak demokratike.

    “Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë”, ka shkruar Spahiu, transmeton Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Shkrimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë, kolegë e miq

    Me anë të kësaj shkrese ju njoftoj dorëheqjen time nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Pas një rrugëtimi të gjatë si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, jap dorëheqje në shenjë zhgënjimi dhe mospajtimi me zhvillimet e kohëve të fundit në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan. Kohëve të fundit jemi përballur me situata aspak demokratike dhe denigruese të udhëheqjes së qendrës sonë, veçanërisht të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku drejtuesi i Grupit Punues duke e keqpërdorur pozitën emëruese nga niveli i tretë organizativ, e favorizon një grup të ngushtë të individëve dhe duke i linçuar dhe distancuar aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e tjerë.

    Jam shumë krenar që kam udhëhequr dhe shërbyer me ndershmëri në pozitat drejtuese si: Nënkryetar i dytë, Sekretar Organizativ, Administrator i Qendrës etj.

    Aktivistë, anëtarë, dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kësaj kohe të angazhimit tim për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

    Angazhimi im politik si asamblist do të jetë i pavarur duke përfaqësuar interesat e qytetarëve në mënyrë të dinjitetshme.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark