×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse nuk je ti, atëherë qysh më paske pa duke xhiru?” – Reagon personi që thotë se e xhiroi Haki Abazin duke vallëzuar në Poloni

    Insajderi
    09 September 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës është publikuar një video ku pretendohet se deputeti i VV-së Haki Abazi, është duke vallëzuar në një aheng të organizer pas punimeve të në  “Forumin Ekonomik Polak”.

    Por, menjëherë pas publikimit të videos reagoi Abazi, duke mohuar se është pjesë e videos.

    “Njeriu që shihet në video nuk jam unë. Nuk kam marrë pjesë në asnjë ngjarje ahengu” ka thënë Abazi ndër tjera.

    Por, ndaj këtij postimi të deputetit të VV-së ka ardhur një reagim nga Senton Kaçaniki, cili thotë se personi që shihet duke vallëzuar në video është Haki Abazi dhe është xhiruar nga ai, përcjell Insajderi.

    “Nëse nuk je ti, atëherë qysh më paske pa duke xhiru? Je figurë publike e cila na argëton, dhe nëse nuk mundesh me e mbajtë, duhesh me mendu a është jeta publike për ty”.

    “Për dallim prej teje, unë nuk jam deputet, dhe ti prej karrikes së Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme po më dërgon kërcënime “të fala” përmes tjerëve, e po ma apostrofon emrin në një fjali me fjalën “armë”. Ti vazhdo luje belin, ndërsa për kërcënimin ke me dhënë llogari” ka shkruar Kaçaniku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark