Një vajzë 18 vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 42 vjeçar në Ferizaj.
I dyshuari, i cili ka të kaluar kriminale është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj.
“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani.
Shabani tha se i dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004.