Kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se veturave zyrtare iu është instaluar sistemi i navigimit, përkatësisht sistemi GPS.
Hyseni tha se kjo është bërë për të monitoruar përdorimin e tyre.
“Instaluam sistemin e navigimit, përkatësisht sistemin GPS në automjetet zyrtare. Për të monitoruar përdorimin e veturave zyrtare dhe mënjanimin e keqpërdorimeve të tyre, sot përuruam projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit në të gjitha automjetet zyrtare të komunës. Ky projekt është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve”, ka shkruar Hyseni në Facebook.