Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se do të marrë masa ndaj infermieres së Klinikës së Neonatologjisë, e cila lajmëroi gabimisht një prindin se fëmija i tij jeton derisa ajo kishte vdekur.
Sipas ShSKUK-së, vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, mund të japin informacione në lidhje me pacientët por jo infermieret.
“Menaxhmenti i Klinikës së Neonatologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi”- thuhet në deklaratën e ShSKUK-së.
Sipas ShSKUK-së, deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër, infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keq-infromuar prindërit.