×
  • Lajme
  • Insajderi

    Foshnja i lind pa shenja jete në Gjinekologji, babai dyshon se fëmija i tij iu ndërrua në spital

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, mbrëmë rreth orës 22:30 një foshnjë ka lindur pa shenja jete. Sipas drejtorit të kësaj klinike, shkaktar të humbjes së bebes kanë qenë komplikimet nga tensioni i lartë tek nëna, që çuan në gjakderdhje. Por, një informatë e gabuar ka bërë që prindi i foshnjës të dyshoj që fëmija i tij është ndërruar në spital.

    “Gruaja ka qenë e informuar që foshnja nuk i ka mbijetuar”, kështu tha në një prononcim për Gazetën Insajderi, Zef Ndrejaj, drejtori Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK i cili në detaje ka treguar si ndodhi rasti i cili përfundoi në Polici dhe Prokurori.

    Sipas Ndrejajt, një informacion i gabuar që u përcoll tek prind i foshnjës, bëri që rasti të shkoj në polici.

    Një motër e Neonatologjisë kishte informuar gabimisht prindin e foshnjës së vdekur që fëmija i tij kishte lindur mirë dhe ishte gjallë. Pasi, në atë kohë kishin qenë në lindje edhe dy gra të tjera të cila kishin kryer lindje me sukses.

    Nga emocionet e frustruar, babi i foshnjës kishte menduar se rasti i ishte montuar dhe se fëmija i tij kishte lindur gjallë. Kësisoj, ai lajmëron policinë dhe të njëjtit zbarkuan në Klinikën Gjinekologjike.

    Tutje, drejtori shtoi se me urdhër të prokurorit foshnja tashmë është dërguar për obduksion.

    “Gruaja ka qenë e informume që foshnja nuk ka mbijetuar, derisa kanë qenë mjekët brenda, informatën e ka dhënë një person jo përgjegjëse për këtë punë, një motër e Neonatologjisë,  e cila e ka informuar gabimisht prindin e foshnjës. Motra ka menduar se foshnja që ka lind mirë është e prindit që i ka vdekur foshnja. Në atë kohë kanë qenë në lindje edhe dy gra të tjera”, tha Ndrejaj për Insajderin.

    “Prindi ka menduar që ja kemi montuar rasti që foshnja ka qenë gjallë dhe ka vdekur pastaj. I ka lajmëruar policinë, kanë ardhur së bashku me prokurorin dhe me urdhër të tij foshnja është dërguar në IML”

    Ndonëse,  Ndrejaj tregoi se shtatzënia ka qenë me probleme të tensionit dhe zhvillimit të bebes, të cila kanë bërë që foshnja mos të mbijetoj.

    “Shtatzënia ka qenë pak e komprometuar, probleme me tension, mungesë në zhvillimin e bebes. Abstruksioni i placentës rritet brenda në mitër dhe shkëputet për shkak të tensioni të lartë, në ato momente ka gjasa shumë të vogla që foshnjat të mbijetoj, pasi placenta e furnizon me gjak. Gruaja ka hyrë në operacion dhe deri sa janë bërë përgatitja për lindje foshnja ka vdekur”, tha Ndrejaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark