Gjatë mbledhjen së Komisonit për Arsim, deputeti Jahja Kokaj iu ka bërë lutje sindikalitëve të SBASHK-ut që ta vazhdojnë mësimin, pasi sipas tij nëse vazhdohet me pika, fëmijët do të mbesin me muaj pa vijuar mësimin.
“Nëse na vazhdojmë me pika e pika, jo 50 jo 100, insistoj që t’i lajmë këto pika, me muaj e me muaj me mbetë nxënsat jashtë a?
Kokaj ka pyetur anëtarët e Këshillit Grevist se cila është kërkesa e tyre në mënyrë që të ndalet greva dhe që sot pasdite të rifillojë procesi i mësimit.
“Cila është ajo kërkesë që të kthehen fëmijët në klasë. Koordinohuni që fëmijët të kthehen pasdite në klasë. Ju lutem shumë në mënyrën më të ngrohtë, thoni se cila është ajo”, tha deputeti Jahja Kokaj.