×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Munishi falënderon “Plisat”, i quan “akademi e shkencave”

    Insajderi
    29 September 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi i ka falënderuar tifozerinë kryeqytetase “Plisat” për mbështetjen e dhënë në derbin kundër Dritës të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

    Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët duke luajtur 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në takimin e vlefshëm për javën e tretë kampionale e cila ishte shtyrë, shkruan Demokracia.com.

    Munishi pas ndeshjes, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, i ka falënderuar tifogrupin e Prishtinës, duke iu drejtuar atyre si “akademi e shkencave”.

    “Faleminderit akademia e shkencave” – ka shkruar Munishi në mbishkrimin e fotografisë së “Plisave” gjatë takimit me Dritën.

    Munishi kishte një “përplasje” edhe me tifozerinë e Dritës “Intelektualët” gjatë ndeshjes, kur këta të fundit e fyen në kor.

    Rivaliteti mes tifozerisë së Dritës dhe Munishit preku “kulmin” kur trajneri i mirënjohur kosovar mori drejtimin e Gjilanit pak edicione më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark