×
  • Sport
  • Sport

    Jo vetëm Salah, te Liverpooli po bëhen gati për rinovimin edhe të dy yjeve të tjerë

    Insajderi
    30 April 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është raportuar në fillim të kësaj jave se Liverpool po planifikon të ulet me Mohamed Salah pas përfundimit të sezonit për të diskutuar të ardhmen e tij.

    The Reds duan me çdo kusht ta mbajnë sulmuesin egjiptian në Anfield, duke i ofruar një rinovim të kontratës.

    Megjithatë jo vetëm Salah, por drejtuesit e klubit do të ulen për të biseduar edhe me dy yje të tjerë.

    Tabloidi anglez The Telegraph shton se Reds do të zhvillojnë gjithashtu bisedime me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold .

    Të tre lojtarëve u skadon marrëveshjet në fund të sezonit 2024/2025, kështu që një vendim për të ardhmen e tyre duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Mediumi në fjalë shton se prioriteti i parë i Liverpool ka qenë emërimi i një trajneri të ri.

    Tani Arne Slot është konfirmuar vetëm si shefi i ardhshëm i The Reds, hierarkia po kalon te lojtarët. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark