×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje të frikshme/ Katastrofa që la pas uragani Ian, Florida e shkatërruar

    Insajderi
    30 September 2022 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Uragani Ian, i cili goditi Florida-n të mërkurën mbrëma, la pas të paktën shtatë të vdekur dhe dëme të mëdha në disa qytete në jug.

    Komisioneri i qarkut Charlotte, Chris Constance, konfirmoi se ka gjashtë vdekje të konfirmuara, duke vënë në dukje se kjo është fatkeqësia më rëndë natyrore që ka prekur ndonjëherë vendin.

    Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Vdekja e shtatë e konfirmuar është në Volusia County.

    Një zëdhënës i qarkut, në bregun lindor të Floridës, tha se ishte “vdekja e parë e lidhur me Ian”.

    Në të njëjtën kohë, kërkimet vazhdojnë për të gjetur 20 emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u mbyt të mërkurën në brigjet e arkipelagut Keys, pak jashtë shtegut të uraganit.

    Ian u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi goditi Florida-n, por pritet të forcohet sërish më vonë sot ndërsa shkon drejt Karolinës së Jugut. Qendra Kombëtare e Uraganeve me seli në Miami ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha brigjet e këtij shteti.
              

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark