×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kajari ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralmajorit Angelo Michele Ristuccia

    Insajderi
    10 October 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komandant Kajari ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit Angelo Michele Ristuccia

    Në kampin e KFOR-it në Prishtinë ka nisur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

    Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Angelo Michele Ristuccia, pas pranimit të detyrës së komandës së KFOR-it në Kosovë tha se është krenar që është pjesë e këtij ekipi.

    “Unë jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. E falënderoj Gjeneralmajorin Ferenc Kajarin për punën e tij të jashtëzakonshme”, ka thënë Ristuccia.

    Në këtë ceremoni po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Të pranishëm aktualisht në hapësirat ku po mbahet ceremonia janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla, ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark