×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

    Insajderi
    10 October 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.

    Në një fjalë rasti, komandanti Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.

    “Të qenit në komandë këtë në Kosovë ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë. Kjo eksperiencë na ka kalitur mua dhe stafin tim”- është shprehur Kajari.

    Ai po ashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë.

    Sot, në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, po mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark