Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas videos të LVV-së me anë të cilës akuzohen ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore.
Matoshi tha se më këtë po paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.
“A e patë videon e fundit të Vetëvendosjës? Nuk është bërë në Kore të Veriut. Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private. Pronarët (kullakët) në burg”, shkroi ai.
Ai shtoi se më këtë po rikthehet idea kolektivizmit duke ja përmendur atij marrjen e parave nga Devollët.
“Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedhore!? Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mire”, shkroi Matoshi.
Pas videos me “shkatërruesit e shtetit të Kosovës” Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video tjetër, me anë të cilës akuzon ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore, shkruan Insajderi.
Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.
Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.
Sipas LVV-së përmes këtyre personave pasuria shtetërore u barte tek familjet e fuqishme.
“Ju kujtohet se si një deputete pat fituar Terminal doganor në këmbim të votimit të një presidenti një fat të ngjashëm kanë pasur terminalet tjera të privatizuara. Pra, Terminali i Margarita Kadriut. Terminali i djemve të Isa Mustafës, Terminali i Sami Lushtakut, Terminali i Devollëve e këso terminale që e kanë bartë pasurinë shtetërore e shoqërore te familjet e fuqishme”, thuhet në video përcjell Insajderi.
Postimi i plotë i Matoshit:
Albin Kurti i shpall luftë kapitalizmit
A e patë videon e fundit të Vetëvendosjës?
Nuk është bërë në Kore të Veriut.
Paralajmërohet shtetëzimi i kompanive private.
Pronarët (kullakët) në burg!
Ndonëse Zyra Doganore në Portin e Durrësit është hapur më 15 janar 2019, e meritore është Qeveria shqiptare, kēta e heshtin, e përvetësojnë si mjet lufte kundër rivalëve politik, në duar të Revolucionit, pa e përmend fare tokën shqiptare.
Simas videos del se Kosova ka deti!
Në këtë propagandë histerike e të frikshme i shpalket luftë familjës pronës dhe shtetit.
E rikthejnë idenë e kolektivizmit.
Kolhozet sovjetike.
Në këtë ndjekje shtrigash, ata nuk i harrojnë pa i përmend edhe pronarët e magjes nga e cila u ushqyen, Devollët!
Paçka se vet Albin Kurti e pranoi këto ditë se kanë marrë para nga ta, në fushatë zgjedgore!?
Spastrimi stalinist nuk i falë as miqtë më të mirë!