×
  • Lajme
  • Insajderi

    Akuzat e LVV-së për terminale, Isa Mustafa flet për Insajderin

    Insajderi
    10 October 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    LVV sot ka publikuar një video, me anë të cilës akuzon ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore. Në video përmendet edhe emri i ish-kryeministrit Isa Mustafa duke thënë se disa terminale janë të djemve të Mustafës. Por, ndaj këtyre akuzave ka reaguar Mustafa ai në prononcim për Insajderin tha se këto janë të pavërteta.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha për Gazetën Insajderi se nuk qëndrojnë akuzat e LVV-së për terminalet.

    “Ato që thuhen në video nuk qëndrojnë. Kompania është sllovene dhe nuk është e djemvë të mi. Ata po gënjejn”, tha Mustafa për Insajderin.

    Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një video tjetër, me anë të cilës akuzon ish-qeveritarët e familjarët e tyre, politikanët e biznesmenët e njohur për keqpërdorime me terminalet doganore, shkruan Insajderi

    Vetëvendosje thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

    Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.

    Sipas LVV-së përmes këtyre personave pasuria shtetërore u barte tek familjet e fuqishme.

    “Ju kujtohet se si një deputete pat fituar Terminal doganor në këmbim të votimit të një presidenti një fat të ngjashëm kanë pasur terminalet tjera të privatizuara. Pra, Terminali i Margarita Kadriut. Terminali i djemve të Isa Mustafës, Terminali i Sami Lushtakut, Terminali i Devollëve e këso terminale që e kanë bartë pasurinë shtetërore e shoqërore te familjet e fuqishme”, thuhet në video përcjell Insajderi.

    Sipas tyre, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve.

    Qeveria Kurti ka filluar “kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark