×
  • Lajme
  • Insajderi

    Djali i Hysni Gucatit me dedikim emocional: Gjykata e turpit që po t’i fashon plagët nuk po na lejon që të jemi pranë teje sot

    Insajderi
    17 October 2022 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi gjatë qëndrimit në paraburgim i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

    Lidhur me operacionin e ish-kryetarit të UÇK-së ka reaguar djali i Gucatit, Musli Gucati, me një postim në rrjetin social, Facebook.

    Djali i Hysni Gucatit shprehi indinjatë ndaj gjykatës që nuk i la familjarët ta shihnin babain e tyre.

    “E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – shkroi ndër tjerash ai.

    Tutje, Musli Gucati shkroi edhe për trajtimet mjekësore që i kishte marrë babai i tij nëpër vendet Evropiane.

    Pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërisë, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje” – shkroi Gucati.

    Gjithashtu, Gucati përmes postimit të tij i dha edhe zemër babait të tij, duke shkruar “ne e dimë që ti do jesh i fortë, pasi që sipas tij i tillë ke qenë gjithmonë”

    Le të hapet edhe një herë ajo plagë ty nuk do të të vrasi sepse ne të presim të vish ashtu si shkove Çlirimtar”, ka përfunduar Musliu.

    Reagimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark