×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast sikur në filma në Pejë: U paraqit si polic, u mori qiftit para për të mos i dënuar për marrëdhënie seksuale, djalin e shtyn të mastrubojë

    Insajderi
    30 April 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i pazakontë ka ndodhur para disa ditësh në qendër të qytetit të Pejës.

    Një qift derisa po qëndronin së bashku në parkun e qytetit, u është afruar një person i panjohur për ta, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai fillimisht ua ka prezantuar një dokument, kinse I.D. e Policisë së Kosovës. Pas prezantimit i dyshuari është bërë kinse po flet në telefon me kolegët e tij polic dhe se do të vijnë për t’i shoqëruar në stacion qiftin në fjalë, nën arsyetimin se nuk lejohet marrëdhënia seksuale në publik.

    Për të mos i thirrur policët, i dyshuari u ka kërkuar atyre shumën e parave prej 300 eurove.

    Qifti në fjalë është arsyetuar se i posedojnë vetëm 50 euro cash dhe pas insistimit të të dyshuarit, janë marrë vesh që t’ia japin këtë shumë dhe pjesa tjetër të paguhet pas disa ditësh.

    Pas marrjes së parave, i dyshuari ka kërkuar nga vajza që të shkojë tek stacioni i autobusëve, derisa viktima mashkull është detyruar që të shkojë tek një banesë në qendër të Pejës, nën arsyetimin “për ta ndryshuar aktin në polici”.

    Gazeta Insajderi merr vesh se i dyshuari ka detyruar viktimën e lindur në vitin 2008, që të “mastrubojë” nën arsyetimin se duhet marrë mostrat për ta verifikuar se cfarë akti ka bërë me të dashurën e tij.

    Madje, e ka kërcënuar se në rast se flet për këtë gjë, atëherë do të njoftohen familjarët e tyre dhe dëshmitë që ai i posedon për ta.

    Viktima të nesërmen ka shkuar në stacion policor në Pejë, i shoqëruar nga babai i tij dhe kanë raportuar rastin.

    Policia e Kosovës menjëherë ka nisur hetimet dhe se ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin.

    Pas arrestimit, është bastisur edhe banesa në të cilën i dyshuari pretendonte se ka ndodhur rasti.

    Aty janë gjetur dëshmi për këtë rast dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark