Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, mohoi lajmin se në zyrën e kryeministrit Kurti sot ka shkuar një delegacion i vendeve të QUINT-it me kërkesën që të shtyjë afatin për targat.
“Ky lajm nuk është i vërtetë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Ai ka treguar se ku ishte Kurti paraditën e sotme.
“Agjenda e Kryeministrit gjatë paradites së sotme ka përfshirë vizitën te familja Dehari, homazhet te varri i Astrit Deharit dhe dhurimin e gjakut në zyrën qendrore të LV-së”, tha ai.
Reagimi i tij vjen pas disa raportimeve në media se Kurti këtë mëngjes u takua me një delegacion të vendeve të QUINT-it të përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, ku u tha se Kurti ka refuzuar edhe njëherë kërkesën e tyre për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave në RKS.
Lista Serbe ka vendosur sot ( e shtunë ) që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.