Analisti Halil Matoshi, ia ka rikujtuar Ministrit të Financave kërcënimet me pagë që ai ja kishtë bërë grevistëve. Ai ka pyetur atë se pse po hesht tani ndaj “rebelëve” në veri.
Ai kërkoi nga ministri që të flet se a do të marrin pagë edhe policët e deputetët serb që kanë dhënë dorëheqje.
“I ke kercënu mësuesit kosovarë për grevë të ligjshme që ki me ua nalë bukën, sha e përbuzë, por përpjekja për me i shantazhu me buk u dështoi, masi që publiku u mobilizu në mbrojtje të tyne. A ke me ua pagu rrogat të rebeluemëve kundër shtetit në veri, deputetë, ministra, zyrtarë shteti, gjykatës e policë?”, shkroi Matoshi.
10 Deputetë të Listës Serbe edhe zyrtarisht kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mandatet e tyre.
Lajmi për dorëheqjet e tyre u konfirmua nga kuvendi.
Postimi i plotë:
Ministër fol n’paç ftyrë!
1.
I ke kercënu mësuesit kosovarë që ki me ua nalë bukën, sha e përbuzë – për grevë të ligjshme – por përpjekja për me i shantazhu me buk u dështoi, masi që publiku u mobilizu në mbrojtje të tyne.
2.
Pse s’po të nihet zani Hekuran Murati?
3.
A ke me ua pagu rrogat të rebeluemëve kundër shtetit në veri, deputetë, ministra, zyrtarë shteti, gjykatës e policë?
4.
Fol ministër – patriot me profesion?