Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, shkak i rrokullisjes së një kamioni në fshatin Isniq-Deçan, i quajtur Pleqe.
Policia raporton se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:25.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se me datë 20 nёntor 2022, rreth orës 19:25, policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në bjeshkën e fshatit Isniq-Deçan, e quajtur (Pleqe).
Njё kamion ёshtё rrokullisur dhe si pasojё dy (2) personat qё ishin nё kamion janё lёnduar, tё lënduarit janё dёrguar nё QKMF Deçan, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs, ndёrsa personi i lënduar pas tretmanit mjekёsor ёshtё liruar pёr nё shtёpi.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, dhe rasti cilësohet “Hetim i Vdekjes”