“Adem Jashar, Churchill, Kenedy…”, Servilosja e thellë e Gëzim Mekulit që do ta xhelozonin të gjithë analistët adhurues të Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Adem Jashar, Churchill, Kenedy…”, Servilosja e thellë e Gëzim Mekulit që do ta xhelozonin të gjithë analistët adhurues të Kurtit

    Insajderi
    21 November 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Gëzim Mekuli i kushtuar vargje të tëra kryeministrit, Albin Kurti i cili sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

    Mekuli, siç rëndom bën edhe kësaj radhe nuk e ka përmbajtur vetën për treguar servilizmin ndaj Kurtit, aq sa e ka krahasuar me figurën e Adem Jasharit, Winston Churchill e Kenedy-s

    Mes tjerash ai e cilëson kryeministrin si engjull e presidentin serb si dreq.

    “Oksigjeni i demokracisë ballkanike ballë për ballë me dioksidin e karbonit alla Putin”, shkroi ai.

    Shkrimi i plotë:

    Engjuli para dreqit!

    Liberali ballë për ballë me Fashistin!

    Shekulli XXII ballë për ballë me shkeullin XIX!

    Oksigjeni i demokracisë ballkanike ballë për ballë me dioksidin e karbonit alla Putin!
    Kennedy para Hrushqovit!

    Winston Churchill ballë për ballë me Hitlerin!

    Demokracia para nazizmit!

    Shpirti i Qerqiz Topullit, Mihail Gramenos, Bajram Currit, Adem Demacit, Adem Jasharit, Ali Hadrit, Ukshin Hotit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit ballë për ballë me projektin e Milloshviqit, Rankoviqit, Daciqit, Andriqit, Titos e Qubrilloviqit!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark