Në Lusail Stadium zhvillohet ndeshja e raundit të dytë në kuadër të Grupit H në Kampionatin Botëror, ndërmjet Portugalisë dhe Uruguait.
Skuadra evropiane triumfoi në sfidën e parë (3-2 ndaj Ganës), kurse Uruguai luajti baras (0-0 ndaj Koresë së Jugut.
Me fitore eventuale, Portugalia do të kualifikohet në të tetën e finales, derisa me çfarëdo rezultati tjetër mbetet në garë.
Edhe Uruguai do të mbetet në garë për kualifikim, cilidoqoftë rezultati i kësaj sfide.
Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Diego Alonso i kanë caktuar taktikat dhe kanë vendosur për lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE: