×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – aktivisti kërcënon publikisht analistin

    Insajderi
    30 November 2022 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, ka thënë Fehmi Berisha, i njohur si aktivist i çështjeve kombëtare në momentin kur analisti, Halil Matoshi i ka kundërshtuar qëndrimet e tij.

    “Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5 mijë e 680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës”, është shprehur Berisha në Kanal 10.

    Matoshi ka reaguar ndaj këtij qëndrimi të Berishës, duke thënë se Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte atë.

    “Unë jam prej atyre që e respektoj lirinë e shprehjes sepse kam vuajtur vetë për këtë. Një televizion me valë nacionale me u fol për vrasje në mënyrë të hapur nga një vend të lirë, sonte Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte këtë. Kjo është sekt apo besim politik. Për shkak të besimit të çmendur marrin jetë të njeriut. Thirrje e hapur për luftë civile e vrasje të njerëzve”, ka deklaruar analisti Matoshi.

    “Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, iu kundërpërgjigj Berisha me gjuhë kërcënuese këtij të fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark