×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në këtë shtet do të arratiset Putin nëse humbet luftën në Ukrainë

    Insajderi
    07 December 2022 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka një plan arratisjeje në rast se Rusia humbet luftën që filloi në Ukrainë, tha të mërkurën një ish-shkrues i fjalimeve të shefit të Kremlinit.

    Abbas Gallyamov, i cili është gjithashtu një analist politik, tha se një burim i besuar i tha atij se Kremlini, që nga pranvera, ka zhvilluar një plan rezervë për një disfatë të mundshme në Ukrainë, që përfshin Putinin dhe udhëheqjen e lartë që të arratisen në Venezuelë, shkruan newsweek.

    “Zakonisht nuk ritregoj histori të brendshme, por sot do të bëj një përjashtim. Së pari, i besoj shumë burimit dhe së dyti, informacioni është shumë i sigurt”, shkroi Gallyamov në Telegram.

    Sipas Gallyamov, projekti është quajtur jozyrtarisht “Arka e Noes”. Argjentina dhe Venezuela dyshohet se janë ndër opsionet kryesore për arratisjen e Putinit, por Kina u konsiderua në fazat e hershme të bisedimeve.

    “Siç nënkupton emri [Arka e Noes], ka të bëjë me gjetjen e tokave të reja ku mund të shkoni në rast se bëhet krejtësisht e pakëndshme në atdheun tuaj”, shkroi Gallyamov. Bashkëpunëtorët e liderit nuk përjashton që ai të humbasë luftën, të humbasë pushtetin dhe të evakuohet urgjentisht.

    Gallyamov, i cili jeton në mërgim në Izrael që nga viti 2018, tha se Yury Kurilin, nënkryetari dhe shefi i stafit të kompanisë ruse të energjisë Rosneft, është “njeriu në terren” që bën të gjitha aranzhimet për një evakuim potencial në Venezuelë.

    “Në verë, ai dha dorëheqje zyrtarisht nga [Rosneft] dhe tani iu përkushtua tërësisht ‘Arkës së Noes’,” shkroi Gallyamov dhe shtoi se “Ai ka nënshtetësi amerikane dhe lidhje të mira. Ai u diplomua në Universitetin Hayward në Kaliforni [dhe] punoi në strukturat e BP, përfshirë në pozicionin e lartë të drejtorit të çështjeve të korporatave”.

    Kujtojmë se Kurilin është ende i listuar si zëvendëspresident dhe shef i stafit të Rosneft.

    “Për fat të keq, burimi im nuk di asnjë detaj tjetër, megjithatë, ajo që është thënë është e mjaftueshme për të kuptuar: kur ata [Rusia] thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”, ka kuptim të sqarohet se cili plan. Ata duket se kanë më shumë se një plan”, përfundoi Gallyamov. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark