Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur pas vendimit që ta rris prezencën e Policisë në veri të vendit.
Ai tha se kjo është bërë në disa lokacione dhe jo vetëm në një pjesë.
“Policia bën veprimet e sigurisë, në bazë të ketyre e ka pa të rëndësishme që më shtu praninë e Policisë. Ka të bëj me lokacione të rëndësishme në Mitrovicën Veriore”, tha ai.
Ndërsa tha se sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve vlerësimin e situates po pret nga KQZ dhe nga Policia.
“Janë duke vazhduar hetimet, jam i bindur që kapacitet e Policisë janë të duhura për ta përballuar çdo lloj situate. Institucionet që janë të thirrura për të bërë vlerësimet e duhura, po pres që KQZ dhe policia të dalin me rekomandime që më pastaj ne mund të ja përcjellim Presidentes”, përfundoi Sveçla.